Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Elsa tregon historinë e çuditshme çfarë pa në fermë!

Elsa tregon historinë e çuditshme çfarë pa në

Elsa Lila ka ndarë me banorët e Ferma Vip, historinë e çuditshme që i ka ndodhur në fermë. Ajo shprehet se lepujt kanë hapur tunele në fermë dhe qëndrojnë aty. Fermerja e entuziazmuar shpjegon me detaje strofullat e lepujve dhe reagimin kur i pa për herë të parë.

“Një entuziazëm kur e pashë strofullën e lepurit. S’kisha parë kurrë më parë. Unë mendoj se ato vrima janë hapur nga urithi, jo nga lepuri.

Lepuri thjesht ka gjetur lapirindat e urithit. Hynin aty dhe dilnin në tunelin tjetër. Në atë moment erdhi dhe helikopteri”, tregoi Elsa./dritare.net