
Gjatë "Big Love", Egli Tako ka marrë një mesazh emocional nga nëna e saj. Nëna e Eglit e falënderon atë për sjelljen e saj të matur dhe për faktin që nuk ka ofenduar askënd në shtëpinë e BBVIP.
“Mamka. Faleminderit që nuk ke ofenduar njeri. Faleminderit që i ke dhënë një përqafim në moment të vështirë edhe atyre që janë sjellë keq me ty. Na mungon shumë dhe mos harro na ke krahë në çdo moment.", ishte mesazhi që nëna i dërgoi Eglit./K.C/dritare.net

















