
Egli flet për Gjestin: Kam thënë më fal për shumë gjëra që nuk ka qenë faji im!
Dritare.net
Egli Tako u rifut sërish në shtëpinë e BBV. Para se të futej ajo i tha moderatorit Ledion Liço se kur doli nga shtëpia i gjeti familjarët të shkatërruar. Ndaj vendosi të hyjë sërish në BBV, për të vënë në vend dinjitetin e saj dhe për të çuar deri në fund misionin për të cilin hyri në BBV.
“E kam mohuar veten time dhe e gjeta veten duke e bëra sërish. Ata që vërtetë më kanë dashur, i gjeta të shkatërruar dhe gjeta veten të shkatërruar. Duke marrë parasysh si rrethanat kishin ardhur, e dija si do ndihej, do ndihej i ulur, do ndihej i sulmuar. Nuk doja që të ndihej prej meje. Kam thënë më fal për shumë gjëra që nuk ka qenë faji im. E kam bërë se e kam dashur, vazhdoj të ndiej. E kam sfidë të hyj brenda për ta pasur sërish pranë 24 orë, por po hyj për të mos qenë ajo që kam qenë, jo për të qenë e keqe me dikë, por për të qenë e mirë me veten time.”, tha Egli.
Moderatori Ledion Liço njoftoi mbrëmë se nëse fiton çmimin e madh, do të marrë vetëm gjysmën e vlerës, pra 50 dhe jo 100 milionë lekë./K.C/dritare.net

















