Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Edona Bilali: Julian Deda, më normali në BBV!

Edona Bilali: Julian Deda, më normali në BBV!

Ish-ministrja Edona Bilali mbështet Julian Dedën në Big Brother Vip 3. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bilali tregon arsyet se përse mbështet Julin në këtë Big Brother.

“Mbështes Julian Dedën në garën e “Big Brother Vip”.

Edona Bilali: Julian Deda, më normali në BBV!

Më keni pyetur që në fillim dhe megjithëse nuk e ndjek si shoë është e pamundur të mos dëgjosh për të, herë në biseda e herë copëza në rrjete sociale.

E mbështes Julin si shkodran, ashtu sikurse kam mbështetur Luiz Ejllin në edicionin e kaluar. E mbështes për sjelljen normale që ka bërë gjatë rrugëtimit të tij. Zgjodha të përdor termin “sjellje normale” sepse normalja sot është e nënvlerësuar për shkak të shumë fenomeneve që kërcënojnë familjen e shoqërinë shqiptare që u manifestuan në mënyrën më imponuese të mundshme në këtë program si “normalja e re”.

E mbështes për modelin e familjes që tregoi, për marrëdhënien me bashkëshorten dhe fëmijët, për marrëdhenien me familjen e origjinës e cila na duket sikur e njohim nga afër të gjithë për shkak të statusit kaq publik dhe madhështisë që ka patur, ka dhe do të ketë emri i Zef Dedës.

E mbështes për gjuhën relativisht të moderuar, për marrëdhënien me shumë vajza brenda shtëpisë duke risjellë edhe një herë modelin e një marrëdhënie qytetare miqësore por gjithmonë etike mes gjinive.

Në çdo garë “fitues është ai që shton vlerë pa humbur veten.”

Suksese Jul Deda!”, shkruan Bilali në instagramin e saj./L.F-dritare.net