Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Edmond Tupja mesazh gruas: Më fal nëse ndihesh e palumtur! T'i sakrifikove për djalin tonë autik!

Edmond Tupja mesazh gruas: Më fal nëse ndihesh e palumtur! T'i

Përkthyesi i njohur Edmond Tupja i ka kërkuar ndjesë bashkëshortes së tij, e cila vendosi të tërhiqet nga profesioni për tu kujdesur për djalin e tyre që vuan nga autizmi.

Tupja tregon se nëse bashkëshortja e tij do të kishte vazhduar profesionin do të kishte shkëlqyer në botën artistike më tepër se vetë ai.

“Xhilda punonte në shtëpinë botuese Naim Frashëri si ilustratore librash për fëmijë. Edhe autizmi vjen dhe shkon e godet pikërisht te dashuria e saj për fëmijët, se kjo ishte dashuria e saj për fëmijët dhe nëpërmjet artit. Më vjen të ulërija. Pastaj është dhe piktore shumë e mirë. Jam i sigurt që nëse djali do të kishte qene normal, Xhilda do të kishte shkëlqyer në botën artistike shumë më tepër se unë.

Ajo është amtare dhe im bir e ndjen këtë, e nuhat. Hoqi dorë nga profesioni, ka një lidhje fantastike me të birin. Kam një brerje ndërgjegje dhe më vjen keq që hoqi dorë. Pikturon herë pas here, pikturon mrekullira, por duhet ta ketë qejf, por është shumë amtare më shumë seç duhet. Publikisht, i kërkoj ndjesë se ajo ndihet e palumtur, sepse ka djalin ashtu siç e ka dhe është shkëputur nga arti i saj”, tregoi Tupja në emisionin Pas Mesnate./M.K-dritare.net