E tregojnë haptazi të preferuarin e tyre, ja cilin mbështet Beniada dhe i dashuri i saj Blerti Hajdari në BBV2!
E Premte 13 Janar 2023, 16:04
Dritare.net

Modelja e njohur Beniada Nishani, një nga personat më të dashur të edicionit të kaluar të Big Brother Vip, përmes një postimi në instastory ka treguar se pas gjithë situatave që kanë ndodhur, është në mbështetje të Luizit.
Në postimin e saj duket këngëtari që mban një batanije për të ndihmuar Kiarën teksa ndërrohet, mbi të cilën Beniada ka shkruar: “Të Dua”
Modelja kohët e fundit ka deklaruar lidhjen e saj me Blerti Hajdarin, vëllain e Arbër Hajdarit, i cili ky i fundit mban postin e Opinionistit edhe këtë edicion.
Të njëjtën mbështetje për Luizin ka shprehur edhe Blerti përmes një postimi në instagram, e cila na lejon të kuptojmë se mendimet e vëllezërve Hajdari nuk përputhen kur vjen puna për BBV./A.ZH-dritare.net

