E papritur në Dancing With The Stars/ Balerina dëmtohet rëndë!
Dritare.net
Balerina e njohur, Erisa, ka pësuar një incident gjatë provave me Eni Shehun
“Dancing With The Stars” ka nisur mbrëmjen e sotme me një lajm që askush nuk e priste. Balerina e njohur, Erisa, ka pësuar një incident gjatë provave me Eni Shehun, duke u dëmtuar.
Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore dhe ekzaminimit, Erisa duhet që të qëndrojë disa javë larg sallës së provave. Për këtë arsye nuk do të jetë as pjesë e spektaklit të kërcimit.
Ndërkohë kujtojmë se mbrëmja do të jetë e gjatë nën hapat e kërcimit të konkurrentëve.
Konkurrentët janë përgatitur në prova gjatë gjithë javës, ku me entuziazëm po presin të nisin garën e nxehtë mbrëmjen e sotme.
Këtë mbrëmje ata do të kërcejnë me partnerë të tjerë, pas përcaktimit nga kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri.
Skenografia, kostumografia dhe muzika do ju shoqërojnë në mbrëmjen e veçantë, andaj mos harroni në 21:00 startimin e natës së shtatë të “Dancing With The Stars”.
Çiftet e krijuara nga “sfida e partnerit” dhe zhanri i kërcimit:
Sardi dhe Odeta, american smooth.
Eni dhe Erisa, charleston.
Fifi dhe Luixhino, rumba.
Atalanta dhe Gracianon, samba.
Arnita dhe Dioni, cha cha cha.
Juliana dhe Silvesteri, vals.
Enxhi dhe Eni, paso dobl
Irgen dhe Jora paso doble.
Ina dhe Joana, kontemporane.
Elvisi dhe Eltionin, kontemporane./dritare.net