Na ndiqni edhe në

Shqiptar

E papritur! Ja çfarë përmbante Zarfi i Kuq në BBV

E papritur! Ja çfarë përmbante Zarfi i Kuq në BBV

Sot në shtëpinë e Big Brother mbërriti një Zarf i kuq. Banorët hamendësuan shumë, por gjatë spektaklit më në fund u zbulua përmbajtja. Nuk ishte asgjë ashtu siç mendohej, por ishte shënuar data e përfundimit të spektaklit.

Është fiks data 6 maj kur Vëllai i Madh ka vendosur përfundimin, por mbetet në dorën e banorëve nëse do të pranojnë apo jo. Përgjigjja përfundimtare e tyre do të jepet të martë.

Çmimi tani ka arritur në 62.000 euro, por banorët mund ta rikuperojnë nëse kalojnë rreth 40 sfida që do iu japë Vëllai i madh. Nga ana tjetër Arbana tha se finalistët do të marrin secili nga 10.000 euro. /A.S-Dritare.net