Dua Lipa shkëlqen në një ndër festivalet më të njohur në botë, Glastonbury!
Dritare.net
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka shënuar një tjetër sukses në skenën e Glastonbury, me një performancë fantastike.
Ylli i popit e nisi performancën e saj me pesë këngët e para: Training Season, One Kiss, Illusion, Break My Heart dhe Levitating, të gjitha të shoqëruara me koreografi. Çuditërisht, megjithatë, ajo zgjodhi të mos luante muzikën e saj të Barbie Dance The Night. 28-vjeçarja në skenë, tregoi se prej kohësh ëndërronte që t’i bashkohej skenës së Glastonbury para se të regjistronte albumin e saj të parë.
“E kam shkruar këtë moment, e kam ëndërruar dhe kam punuar kaq shumë”, u shpreh Dua Lipa.
Ajo kujtoi një nga koncertet e saj të para, me vetëm 10 persona, të cilët morën pjesë vetëm sepse ofroheshin pije falas, ndërsa sot numëron me mijëra./M.K-dritare.net