Dua Lipa dhe Rita Ora, mike apo rivale? Reagimi i artistes i tregon të gjitha!
Friday 22 September 2023, 13:01
Dritare.net
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e prezantuesit Andy Cohen, bashkë me DJ Diplo ku është përballur me një sfidë të vështirë.
Rita duhet të përshkruante me një fjalë personazhet që i shfaqeshin në ekran, ku mes tyre ishte dhe artistja Dua Lipa, një tjetër shqiptare që ka korrur sukses ndërkombëtar.
Edhe pse flitet se vajzat nuk kanë një raport të mirë mes njëra-tjetrës, reagimi i Ritës e ka vërtetuar të kundërtën. Rita e ka përshkruar personazhin si ‘të bukur’ duke marrë duartrokitje të shumta nga publiku. Ndërsa DJ Diplo e përshkruaji me fjalën ‘shqiptare’./M.K-dritare.net