Donaldi tjetër dedikim për Borën: Zemra për ty më është thyer!
Dritare.net
Marrëdhënia mes Donald Veshaj dhe Bora Zemanit vazhdon të jetë një ndër më të komentuarat e momentit.
Kureshtja është zgjuar sërish nga një video që Donaldi ka publikuar ditën e sotme. Bëhet fjalë për një pjesë të këngës së re të Elgit Dodës dhe Xhensila Myrtezajt. Duhet thënë se Donaldi performon plot pasion çka lë të kuptohet se teksti mbart një kuptim të veçantë për të.
"A e din ti, sa dashni kam pas unë për ty! A e din ti se zemra për ty mu ka thy", thuhet në video.
Disa kohë më parë ai u shpreh se ka mbyllur porta që nuk duhet t’i kishte hapur kurrë referuar lidhjes me Beatrix Ramosaj. Më tej shprehej se i ka kërkuar falje Borës dhe se po pret që me ndihmën e diellit dhe kohës Bora të shkrihet.
Ndërkohë në koncerte ai u ka kërkuar fansave të etiketojnë Borën në këngët e tij dhe ka pranuar se kënga e fundit është dedikim për moderatoren. Kjo e fundit ka reaguar duke thënë se mes tyre për momentin nuk ka asgjë por nuk e ka përjashtuar ribashkimin e mundshëm./M.K/dritare.net