Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Dojna Mema rikthehet në ekran, ja ku do ta shohim këtë sezon moderatoren!

Dojna Mema rikthehet në ekran, ja ku do ta shohim këtë sezon

Moderatorja Dojna Mema së fundmi ka zbuluar një surprizë për ndjekësit e saj pas shkëputjes për një kohë të gjatë nga ekrani.

Dojna ka zbuluar se këtë sezon do të rikthehet në ekran pas më shumë se një viti e gjysmë shkëputje nga ardhja në jetë e djalit, Nolan Sol i cili para disa javës festoi 1 vjetorin e lindjes.

Përmes një video në rrjetet sociale, Dojna ka zbuluar se do jetë prezantuese e emisionit investigativ "Piranjat", krah aktorit Florjan Binajt.

"Rikthehem kete sezon ne nje shtepi te re dhe me pergjegjesine e nje formati qe behet zeri i atyre qe zeri nuk u degjohet. E lumtur qe ndaj skenen me @florjanbinaj ne @piranjatofficial", ka shkruar ajo.

Kujtojmë se në dy sezonet e para, krah Florjanit kanë qenë këngëtarja Arilena Ara dhe modelja krahë Cindy Marina./M.K-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)