
Do të largohet nga ekrani? Çfarë thotë Arbana Osmani!
Dritare.net
Që kur dolën fjalët se do të nisë Big Brother Vip 3 në rrjet u botuan lloj-lloj lajmesh, si për personazhet që do të futen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por edhe kush do ta prezantojë këtë format. U përfol se moderatorja Arbana Osmani nuk do ta prezantojë, por do jetë vetëm Ledion Liço. Pastaj u tha se Ledioni dhe Arbana do jenë bashkëprezantues. Por çfarë thotë Arbana?
Si fillim Arbana shuan zërat që thonë se ajo ka ikur nga ekrani.
“Nuk iki unë nga ekrani kaq kollaj jo. Shihemi së shpejti!”, i tha Arbana një komentuese në një nga postimet e saj.
Por për faktin që Ledioni është prezantuesi i BBV3, çfarë mendon Arbana?
“Ledioni është shumë i mirë dhe do ta prezantojë shkëlqyer!”, komentoi preznatuesja.
Pra me këto fjalë Arbana ka konfirmuar se nuk do jetë prezantuesja e BBV3. Por do të vijë me një projekt të ri, ose ndonjë nga programet që ka drejtuar vitet e shkuara./K.C/dritare.net

















