
Deklarata virale e mjekut se 30 vjeçaret janë plaka, balerina i jep të drejtë: Kam ngrirë vezët!
Dritare.net
Balerina e njohur Isida Mollaymeri ka treguar se ka bërë ngrirjen e vezëve, për të pasur një shtatëzëni më cilësore në të ardhmen, pasi ajo beson se me moshën performance e tyre bie.
E ftuar në “Ftesë në 5”, u diskutua deklarata e gjinekologut Shkëlqim Balili, i cili i cilësoi si plaka gratë që ngelin shtatzënë pas moshës 30-vjeçare.
Isida pohoi se ajo ka marrë informacione në lidhje me cilësinë më të mirë të vezëve të saj dhe ndaj e ka kryer procedurën, duke i dhënë të drejtë mjekut mbi atë ccfarë ai ka thënë.
“Doktori nuk i referohet me moshën 30 vjeç plakjes në vetvete tek vajzat, por e ka thënë këtë për orën biologjike. Nëse lexon dy-tre gjëra, e kupton që këto të dyja janë shumë larg njëra-tjetrës. Unë jam 35 vjeç, dhe nëse pyet për profesionin tim si balerinë, unë në këto momente quhem plakë.
Profesioni im, ashtu si i futbollistëve ka një afat skadence. Unë kam marrë informacione për orën biologjike dhe kam bërë një ngrirje të vezëve, sepse kam marrë të dhëna, që me kalimin e kohës, këto vezë fillojnë dhe nuk e kanë me performancën e duhur, le të themi”, tha ajo.
Me teorinë e doktorit, i bie që të kthehemi shumë pas në kohë, atëherë kur femra ishte thjesht një riprodhuese dhe nuk zhvillonte asnjë aktivitet apo karrierë jashtë shtëpisë./ dritare.net

















