
Debate të forta mes Ronaldos dhe Eni Shehut në Dancing: Zhduku nga skena!
Dritare.net

Ronaldo Sharka dhe Eni Shehu dy konkurrentët e Dancing With The Stars kanë debatuar ashpër mbrëmjen e djeshme, pas reagimit të këtij të fundit i cili komentoi kërcimin e moderatorit.
Eni e cilëson Ronaldon si një konkurrent të paaftë që duhet të largohet nga skena e nga ana tjetër Ronaldo i është drejtuar duke i thënë se ka shpirtin e zi ashtu siç kishte edhe kostumin që mbante veshur.
Pjesë nga debati:
Eni Shehu: O Ronaldo o yll bote po me mua çfarë ke se ke 3 javë që më je ngjitur, javën që shkoi u ankove për mbipeshën për kilet e tepërta këtë javë vjen e thua që Eni është trajner fitnesi. E vetmja herë që jam përgjigjur ka qenë kur jam kthyer fjalëve të partneres tënde që po të hapësh të shohësh provat vetëm duke u ankuar për ty e shkreta. Nuk dua t’jua prish festën jeni shumë të mirë për Tik Tok po jo për këtu. Këtu jemi të luajmë këmbët dhe jo dhëmbët, dhëmbët në një vend tjetër.
Ronaldo: Rrogën e do me siguracione apo pa siguracione? Mos harro se janë dy tetat majtas dhe djathtas që ty të ngrenë pikët. Unë mund të bëj një debat me Oltën por nuk kam ndërmend të bëj debat me fansat e Oltës. Ti vazhdo merr edhe një pankartë aty që shkruan Olta Luaneshë edhe je në rregull.
Po mblidhe pak veten se je 40-vjeç bën akoma të tilla diskutime. Ti do vëmendje dhe për fund kostumi i zi të shkon shumë siç ke edhe shpirtin./M.K-dritare.net

















