Debat Kristi- Olta. Kristi: Mund të shpërthejë debati më i madh ndonjëherë
Dritare.net
Olta duket se nuk është zgjuar mirë sot dhe këtë e lidh me prime-in. Ajo mendon se si çdo herë do sulmohet dhe nuk do i jepet të drejtë. Kjo e ka nxitur edhe të krijojë një debat thuajse të kotë me Kristin i cili e pyeti pa të keqe: “Çfarë do hash?” Ajo ja ktheu duke thirrur: “Po pse më thua çfarë do hash, do më gatuash ti? Pse më pyet kështu. Ti nuk më ke gatuar asnjëherë ore....” Dhe vazhdoi me këto gjëra me zërin në maksimum. Në debat ka ndërhyrë si gjithmonë Luizi e më pas edhe Maestroja. Pas qetësimit të situatës Kristi ka diskutuar me Armaldon, i cili e ka këshilluar t’i vërë frena Oltës pa qenë vonë. Ja biseda mes tyre:
Kristi: Mes nesh mund të ketë një shpërthim më të fortë seç ka ndodhur ndonjëherë. Kur unë zgjedh të jem shok me dikë dua ta bëj vërtet. Olta kapet me mua sa herë debaton me të tjerët. Më thotë pse nuk ndërhyn. Ç’të bëj unë tani.
Armaldoja: Epo dukesh si individualist
Kristi: Unë jam individualist
Armaldoja: Olta nuk e pranon
Kristi: Se pranon sepse ajo do dhe gjera për lojën. Më thotë se unë ri me ty dhe ti nuk më jep asgjë në lojë.
Vërtet po tronditet paksa “miqësia" Olta-Kristi apo të gjithë këtë ata e kanë inskenuar për të marrë vëmendje e për të besuar sikur kanë probleme?/ A.S-Dritare.net