Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmë papritur mes Maestros dhe Luizit. Ndërkohë që ishin duke bërë shaka së bashku me Kiarën, Diolën dhe Nitën, në një moment Armaldoja ka thënë: “Po ky një në dy fjalë i ka provokim moj. Po ma lërofsh nëse bën më shaka me mua.” Të gjithë kanë filluar të qeshin dhe Luizi e ka pyetur çfarë do të thotë kjo pasi ne nga veriu nuk e përdorim. Diola ka ndërhyrë dhe ka shpjeguar se kjo është fjalë e keqe. Kjo e ka prekur Maestron i cili ka dashur të justifikohet dhe është ngatërruar edhe më keq. Luizi ka vazhduar me shakatë e nuk e ka marrë për keq, por Armaldoja ka ngritur zërin duke thënë: “Nuk ke b... ti të tallesh me mua. Po s’ke faj ti kam faj unë që të kam dhënë konfidenca. Mua mos më fol më me gojë more vesh. Kaq po të them, me mua mos fol më kurrë. “