Vajzat e Big Brother: Dea, Tea, Diola dhe Nita po kërcenin në dhomën e grimit. Në një moment Nita filloi të tregonte se Diola i kishte treguar se ishte e hapur për një lidhje të re dhe madje ka treguar tiparet që burri i ardhshëm duhet të ketë. Diola mesa duket preferon sërish të ketë në krah një mjek ose një biznesmen. Tea nga ana tjetër ka kundërshtuar duke thënë se mjekët mendojnë vetëm për veten. Ndërkohë Dea lëshoi “perlën” e radhës: “Ndërsa unë dua që burri im të jetë mekanik makinash, ti bëhen duart pis e të kthehet i lodhur në shtëpi.” Seriozisht Dea Mishel? Më pas ajo është munduar ta rregullojë atë që tha duke u shprehur: “Seriozisht unë njerëzit që bëjnë punë të vështira e që lodhen i vlerësoj shumë. Edhe policët e Shqiponjave më pëlqejnë, madje sa herë i shoh nga makina ua bëj “Hi!”. E në fakt nuk duhet të çuditemi me ato që thotë Dea, pasi nuk është hera e parë që bën deklarata të çuditshme. Le të presim tani cila do të jetë “perla”e radhës e saj. /A.S-Dritare.net