Dea Michelle: Këtë fundjavë jam përballur me frikërat e mia më të mëdha
Dritare.net

Dea Michelle ka treguar në Instagram sfidat e saj me shëndetin. Dea Michelle shkruan se ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale e cila zgjati më shumë se katër orë.
“Këtë fundjavë jam përballur me disa nga frikërat e mia më të mëdha.
Pas disa muajsh analiza dhe vizita, u desh një ndërhyrje kirurgjikale që zgjati 4+ orë. Kjo ka qenë një eksperiencë sfiduese, pavarësisht se jam përpjekur të jetoj sa më normalisht mes ankthit dhe lotëve.
Ndërkohë koha pas operimit, të mësoka të jesh mirënjohese për gjërat e vogla(të medha) që shpesh i marrim për të mireqena.
Falë zotit çdo gjë shkoi mirë. Mirënjohese për mjekët dhe njerëzit e mi të dashur që më kanë qëndruar pranë. Rikujtesë për të mos i lënë pas dore kontrrollet shëndetesore! Qëndroni gjithmonë optimistë dhe kujdesuni për veten! Ju uroj shëndet të gjithëve!", shkruan aktorja në Instagram./K.C/dritare.net
