
Spektakli i sotëm ka pasur plot debate dhe të papritura. Një prej tyre ishte dhe ai i Deas, e cila për herë të parë në këto 100 ditë spektakël, ka lënë shtëpinë e Big Brother.
Në fakt nuk është eliminuar, por ka lënë shtëpinë vetëm për pak për të prezantuar një pjesë të spektaklit në vend të Arbanës. Kjo ishte një surprizë e madhe për të dhe u emocionua pafund. /A.S-Dritare.net

















