Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez nis me shkëlqim në Venecia, yjet zbresin në qytetin e ujit

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez nis me shkëlqim në

Sot, në qytetin historik italian, një sërë figurash të famshme si Oprah Winfrey, Kris Jenner dhe Karlie Kloss janë fotografuar teksa ecnin me trget për të marrë pjesë në dasmën e themeluesit të Amazon-it dhe ish-prezantueses televizive. Pamjet vijnë pas disa eventesh madhështore para dasmës, përfshirë një darkë mirëseardhjeje, ku morën pjesë emra si Orlando Bloom, Leonardo DiCaprio dhe Kim Kardashian.

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez nis me shkëlqim në

Lauren Sánchez shkëlqeu me një fustan “haute couture” nga shtëpia franceze Schiaparelli, pjesë e koleksionit pranveror 2025 të stilistit Daniel Roseberry.

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez nis me shkëlqim në

Nga ana tjetër, burrat si Usher, Tom Brady dhe drejtori ekzekutiv i diskutueshëm i OpenAI, Sam Altman, kishin zgjedhur smoking klasik. Edhe zonjat kishin respektuar kodin e veshjes “black tie”: Oprah u shfaq me një fustan rozë të zbehtë me trup të drapuar, ndërsa Karlie Kloss kishte zgjedhur një fustan të zi elegant, me supe të zbuluara dhe një gjerdan të hollë në qafë. Kris Jenner kishte veshur një fustan të zi me mëngë të bardha të fryra, që binin menjëherë në sy.

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez nis me shkëlqim në

Vendndodhja e saktë e ceremonisë është mbajtur e fshehtë, sipas burimeve, për arsye sigurie, madje edhe vetë të ftuarit nuk e dinë me saktësi ku do të zhvillohet ceremonia. Ata kanë marrë vetëm një orar dhe një kod veshjeje. Organizatorët e dasmës, Lanza & Baucina, të njohur për diskrecionin dhe elegancën, janë themeluar nga aristokratë italianë dhe njihen për njohjen e thellë të vendeve më prestigjioze në Venecia.

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez nis me shkëlqim në

Më herët gjatë ditës, Sánchez u pa teksa largohej nga hoteli me një kostum të bardhë nga Dior dhe një shall luksoz Hermès në kokë, ndërsa Bezos u largua veçmas, i veshur me një smoking klasik të zi.

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez nis me shkëlqim në

Më poshtë, shihni të gjithë të famshmit që kanë mbërritur për dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia./K.C/dritare.net