
Britney Spears sërish nudo në Instagram, shqetësohen fansat!
Dritare.net
Fansat janë të shqetësuar për Britney Spears. Pak më pak se dy javë më parë, ylli botëror humbi fëmijë, pas një aborti. Ajo është rikthyer sërish në instagram, ku postoi së fundi një foto tërësisht të zhveshur, më një zemër të kuqe që mbulonte zonën intime. Në foto ajo shkruan: “Nuk është e njëjta foto...kjo është foto e zemrës së kuqe gjaku!!!”, shkruan këngëtarja duke u shfaqur në një foto të ngjashme me ato të shpërndarë pak ditë para humbjes së vogëlushit.
Dhe ajo që shqetëson ndjekësit e shumtë nuk është vetëm mesazhi i fshehtë, por edhe ekspozimi dhe ekspozimi i vazhdueshëm i trupit të saj, edhe pas lajmeve të rënda, si ai i ndërprerjes së shtatzënisë.
“Dikush të shpëtojë Britney-n” shkruajnë shumë: “Çfarë po ndodh me të?”, "Unë me të vërtetë shpresoj që dikush të kujdeset për të ...", "A mendoni vërtet se ajo është mirë?". Dhe kështu me radhë./L.F-dritare.net

















