
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez shkojnë në një event, të ndarë!
Dritare.net
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez po punojnë fort për të hedhur poshtë thashethemet se martesa e tyre ka marrë fund. Sot ata janë parë veçmas, por të dy mbanin unazat e martesës, teksa hynë në ceremoninë e diplomimit të djalit 12-vjeçar të Benit, Samuelit, të cilin e ka me ish-gruan e tij Jennifer Garner.
Affleck u fotografua me nënën e tij, Chris Anne Boldt, ndërsa Lopez u pa duke hyrë vetëm. Të dy yjet kishin vënë unazat e martesës.
Garner u pa gjithashtu në ceremoninë e diplomimit dhe hëngri drekë me grupin pas eventit në Los Angeles. Anëtarët e familjes hëngrën në restorantin Baltaire në Brentëood pas festës. Dalja e fundit vjen ndërsa Lopez dhe Affleck vazhdojnë të përballen me thashetheme për probleme në marrëdhënien e tyre, të përforcuara nga nxjerrja në shitje e shtëpisë së tyre martesore vetëm 13 muaj pas blerjes./K.C/dritare.net

















