Bashkë apo të ndarë, kënga e re e Ledri Vulës trazon rrjetin për raportin me Sarën!
Dritare.net
Në një kohë kur i gjithë rrjeti po flet për një ndarje të mundshme mes Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës, ky i fundit duket se ka në fokus vetëm produktivitetin dhe karriera e tij. Së fundi, këngëtari ka publikuar këngën e tij më të re, në rreshtat e së cilës flet edhe për Sara Hoxhën.
Në videoklipin e këngës “Paranormal”, artisti shihet i veshur me të zeza, ndërsa Sara nuk e ka lënë me kaq.
Teksa postoi në InstaStory një foto e veshur me të zeza, influencerja ka “thumbuar” hapur partnerin duke thënë që e zeza nuk është ngjyra e mërzisë, por poetike.
“E zeza nuk është mërzitshme, është poetike”, ka shkruar Sara krahas fotos.
Ndonëse prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, megjithëse ishte menaxheri i këngëtarit që tregoi se Ledri dhe Sara janë ndarë.
Pas konfirmimit të lajmit së fundi influencerja së bashku me vajzën e tyre, Poem Blu janë larguar nga Shqipëria.
Publiku filloi të aludojë që marrëdhënia e çiftit është në krizë që pas pjesëmarrjes së Sarës në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ajo luan një rol dhe parakaloi e vetme ne tapetin e kuq, ndërsa partneri i saj nuk e mbeshteti atë as fizikisht dhe as përmes një postimi në rrjetet sociale.
Megjithatë akoma nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur që dyshja të përfundojnë lidhjen e tyre disa vjeçare.
Pjesë nga teksti:
“Do po m’vesin kur o dasma,
e do po m’presin kur po dana?
Ku’ ku’ ku’ ku’
Ku po shkon pa mu?!
Tutna ma fut bllok
me ta komentu”, thuhet në këngën e fundit të Ledrit./dritare.net