Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Bardhi tregon sfidat që po kalon me Sarën!

Bardhi tregon sfidat që po kalon me Sarën!

Reperi Bardhi së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi publikoi këngën Qikes teme, e cila ngjalli dhe reagim të shumtë në publik.

Bardhi në këngë përcillte një mesazh të fortë dhe emocionues, teksa shprehte vështirësitë financiare ndërsa partnerja e tij, Sara Gjordeni, është në pritje të ëmbël.

“Kur e kam shkruar këngën, nuk kam qenë duke punuar. Na shohin si artistë, mendojnë që jemi milionerë. Unë si kryefamiljar e kam ndjerë dhimbjen se pse nuk kam mundur t’i siguroj asgjë familjes.

Qikes teme nuk është thjesht një këngë, është një histori personale që reflekton përvojat e përditshme të shumë artistëve që ndihen të anashkaluar në një industri që shpesh i sheh ata si të suksesshëm dhe të pasur.

Sara për mua është shoqe, familje, grua nuk ma ka lëshuar kurrë dorën. Mua më vjen keq kur e përziejnë gruan time në biznesin tim. Të gjitha këto komente e kanë bërë shumë të vështirë shtatzëninë për Sarën”, tregon Bardhi./E.P-dritare.net