
Barbana Dini bëhet nënë për herë të parë, vajza do mbajë emrin e vëllait të këngëtares!
E Martë 19 Shtator 2023, 20:08
Dritare.net
Këngëtarja Barbana Dini solli në jetë vajzën e saj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në rrjetet sociale duke na zbuluar edhe emrin e vogëlushes që mban emrin e vëllait të Barbanës, Ergit, që ndërroi jetë para disa vjetësh në një aksident.
"Sept 15.2023 mes emocioneve te papershkrueshme,erdhi ne jete mrekullia jone Ergola Ergi Parubi!Erdhe si bekim per ti dhene jetes tone motiv,ngjyra,jete e dashuri te pakufi!Bija ime,je kryevepra ime me e madhe!Je endrra me e bukur qe kam pare… Jam e bindur qe kete emer qe babai yt zgjodhi per ty do e mbash me shume dashuri dhe krenari! Faleminderit Zot!”, shkruan Barbana në rrjetet sociale./K.C/dritare.net

















