
Baba ia dola!/ Ronaldo Sharka pjesë e Top Channel, çfarë emisioni do të drejtojë!
E Premte 31 Mars 2023, 21:09
Dritare.net
Ronaldo Sharka bëhet zyrtarisht pjesë e skuadrës së Top Channel. Gazetari ndau vetë me ndjekësit lajmin e bukur. Ai do të jetë moderator i emisionit “Mos i bjer me Top” që transmetohet gjatë “E diell” dhe do ta drejtojë Bashkë me moderatoren Erjola Doci. Ndërsa publikon një video në Instagram, Ronaldo shkruan:
“Babi, ia dola! Jam i lumtur t’ju them se tashmë jam zyrtarisht pjesë e Top Channel. Duke nisur nga kjo e diel, në E Diell me Erjola Doci, nisim “Mos i bjer me Top” ku besojmë se do të afeksionoheni pas këtij programi kemi aq shumë gjëra sa që për efekt të syrit të keq po ju zbulojmë vetëm kaq.”/K.C/dritare.net

















