
Policia shqiptare ka vënë në pranga Rigels Rajkun, ose siç njihet me emrin Noizy. Noizy ishte shpallur në kërkim pas dhunimit të personazhit të njohur të “TikTok”, Medi Iseni. Kapja dhe arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin në Kosovë.
Njoftimi i policisë!
"Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia "FAST Albania" në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri. Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor "Fast", kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina. Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë.", njofton policia./K.C/dritare.net

















