
Këngëtari Valon Shehu është arrestuar ditën e sotme. Mësohet se këngëtari u arrestua për posedim droge. 34-vjeçari është prangosur në rrugën “Gasper Karaqi”, në Gjakovë, pasi fillimisht u ndal nga Policia për kontroll dhe verifikim, pasi kishte kryer kundërvajtje në trafik.
Pas kontrollit në makinë i është gjetur një sasi substance narkotike, e llojit kokainë. Droga është sekuestruar si provë materiale, ndërsa këngëtari është shoqëruar në stacion policor për t'u marrë në pyetje./K.C/dritare.net

















