Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Armaldo Kllogjeri rrëfen jetën e tij pas daljes nga BBV: Jam pa punë!

Armaldo Kllogjeri rrëfen jetën e tij pas daljes nga BBV: Jam pa

Armaldo Kllogjeri, tenori i njohur shqiptar i cili ishte pjesë e shtëpisë së BBV2, ka zbuluar detaje nga jeta e tij pas daljes nga ky format televiziv.

Brenda shtëpisë Armaldo, i njohur nga publiku dhe si Maestro u bë pjesë e ngjarjeve dhe dinamikave të ndryshme, duke tërhequr në këtë mënyrë vëmendje të madhe por edhe duke fituar simpatinë e publikut.

Në intervistë, në një studio televizive, Armaldo tha se u shkarkua nga institucioni i Teatrit të Operas dhe Baletit pasi kishte mbaruar afati i lejes që kishte kërkuar, por do të rikthehet sërish.

“Jam ende pa punë në Institucionin e Teatrit të Operas dhe Baletit. Qëlloi një situatë dhe periudhë paksa e ndërlikuar se ishin zgjedhjet dhe nuk kisha mundësi të rifilloja përsëri. Duke qenë se kishte mbaruar afati lejes që unë kisha kërkuara, automatikisht drejtoria apo administrata zbatuan ligjin për të më pezulluar nga puna.

Për të arritur qëllimet në jetë duhet të sakrifikohesh. Qëllimi im të njihesha më shumë në publik që kishte një shikueshmëri të jashtëzakonshme, por edhe për të përçuar disa vlera familjare apo njerëzore që nuk po i përmend sepse besoj janë vënë re brenda shtëpisë”, u shpreh Armaldo./A.ZH-dritare.net