Arjola Demiri: Kam tentuar vetëvrasjen. Divorci më çoi në depresion!
E Enjte 14 Tetor 2021, 16:04
Dritare.net
Aktorja Arjola Demiri në Big Brother Vip ka rrëfyer vazhdimisht për martesën e saj që ka përfunduar në divorc. Arjola sot gjatë bisedës me banorët rrëfeu se ka vuajtur nga depresioni si pasojë e ndarjes nga babai e tre fëmijëve të saj.
"Ndodhi një dhunë fizike dhe aty nuk durova dot më gjatë. Më tha s’ke ku shkon, nuk të merr më njeri me 3 fëmijë. Kam kaluar krizë identiteti, e doja atë më shumë se veten’’,- tha Arjola.
Më tej ajo tha se si pasojë e kësaj gjendje ka dashur t’i japë fund jetës./L.F-dritare.net