
Arbana u tregon banorëve sulmin ndaj TCH, sot ata duhet të marrin një vendim!
E Martë 28 Mars 2023, 21:09
Dritare.net
Sonte spektakli i Big Brother Vip nisi në një mënyrë krejt të ndryshme, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më parë në Top Channel, ku humbi jetën roja e këtij institucioni pas një sulmi terrorist. Arbana Osmani e hapi spektaklin, pa prezencën e publikut në studio, por vetëm dy opinionistët e BBV. Arbana u tregoi banorëve se çfarë ndodhi mesnatën e së hënës.
Banorët duhet të marrin një vendim nëse duhet ta vazhdojnë rrugëtimin brenda shtëpisë së Big Brother Vip apo ta ndërpresin.
“Banorët duhet të reflektojnë dhe të marrin një vendim, nëse duan apo jo ta vazhdojnë këtë rrugëtim. E keni ju në dorë nëse doni të vazhdoni garën.”, tha Arbana./K.C/dritare.net

















