Arbana Osmani shpërthen në lot, arsyeja do t’ju habisë!
E Shtunë 14 Maj 2022, 17:05
Dritare.net
Moderatorja e njohur është duke vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej disa ditësh e shoqëruar nga partneri i saj Eduart Grishaj.
Duket se nga SHBA-ja ata janë zhvendosur në Londër ku Arbana ka përjetuar një moment mjaft emocionues.
Ajo ndau me ndjekësit e saj në Instagram një moment romantik që kishte rastisur teksa po ecte në park. Një djalë shfaqet në video teksa i propozon të dashurës së tij, dhe Arbana tregon se i janë mbushur sytë me lot nga emocionet.
“Ne po ecnim në park dje dhe dëshmuam një moment romantik të dy personave të huaj. Dhe gjejeni pak se kush nisi të qaj. Dhe ajo tha po,”-shkruan Osmani krahas videos së postuar./M.K/dritare.net