
Arbana Osmani me familjen këtë fundjavë e kaluan te restori i Ismet Shehut në Farkë. Moderatorja ndau me ndjekësit në Instagram disa foto ndërsa tregon shëtitjen nëpër resort.
Moderatorja tregon Diellin në një nga dhomat e hotelit, vizitën te punishtja e Jufkave ejt.
Ndërsa poston fotot moderatorja shkruan:
“Vizitova një vend vërtet të bukur sot. Urime shokut tonë të mirë për konceptin.”
Kazerma e Cerenit është një resort agroturistik i ngritur në tunelet ushtarake në zonën e Farkës në Tiranë.
Pak javë më parë edhe gazetarja e njohur Rudina Xhunga vizitoi tunelet e shndërruara në resort, duke e cilësuar pikëtakimin më interesant të luftës me paqen, të së kaluarës me të ardhmen.
Ismet Shehu, i njohur si Ismeti i Çerenit i tregoi gazetares se si e gjeti këtë vend dhe e shndërroi në agroturizëm. Ai thotë se i kërkoi kryeministrit një vend ku të zhvillohet më shumë dhe ai i tha po. Kështu nisi ky agroturizëm nga ndihma e kryeministrit Rama. Dhe shumë nga idetë, thotë Ismet Shehu janë të kryeministrit Edi Rama.
Në funksion të këtij agroturizmi, Ismeti ka transformuar tunelet e braktisura të ushtrisë në mjedise për baxho e kantinë vere në funksion të resortit, por edhe të konceptuara si minimuze pajisjesh ushtarake për të tërhequr interesin e vizitorëve.
Çdo gjë që ka qenë në këtë kazermë ka mbetur e paprekur. Çdo pajisje e ushtrisë është futur në përdorim të agroturizmit. Edhe vetë punonjësit janë veshur me rroba ushtarake si dukur.
Ky është një prej vendeve më interesante për t’u parë dhe duket se do të ketë shumë debat për këtë zonë, pasi shumë njerëz që kanë bërë ushtrinë në këtë repart thonë se kjo nuk është normale. Ndërkohë të tjerët që duan zhvillimin e turizmit thonë se është një gjetje ideale./dritare.net

















