Arbana Osmani ndan momentet e ëmbla nga mëmësia teksa i jep gji të bijës!
E Enjte 15 Shtator 2022, 20:08
Dritare.net
Më 1 shtator, moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani u bë nënë për herë të tretë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Zoi.
Arbana është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan momente nga mëmësia, jep dhe merr këshilla nga ndjekëset e saj e shpesh i motivon të mos stresohen e se mëmësia është e lodhshme për të gjithë.
Ajo ka ndarë sot në Instagram disa foto nga dita e saj. Në një prej imazheve, moderatorja shfaqet duke i dhënë në gji të bijës teksa mban përqafuar djalin e saj të madh Jonin, ndërsa në të tjerat shfaqen momente me të dy djemtë e saj, Jonin dhe Diellin.
“Jeta në kohët e fundit”, ka shkruar Arbana krahas imazheve të ëmbla./M.K/dritare.net