Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Anna Lika rrëfehet mes lotësh për humbjen e nënës, pengu i saj

Anna Lika rrëfehet mes lotësh për humbjen e nënës,

Aktorja Ana Lika, e ftuar në emisionin S’e luan Topi rrëfeu pengun që i ka ngelur me nënën e saj, e cila ndërroi jetë në dhjetor të 2023-shit, pas betejës me një sëmundje të rëndë. Ajo tregon mes lotësh se e vetmja gjë që mund t’i ketë ngelur peng është se nuk i ka thënë mjaftueshëm se sa e donte.

"Kuptova që nuk do ta përqafoja më edhe pse kur u nis për Itali më premtoi që do të kthehej prapë. 48 vjeç ndërroi jetë. Më mbetën peng shumë gjëra, por thellë thellë më njihte shumë mirë, mjaftonte të më shihte në sy dhe kuptonte se çfarë kisha unë në ato momente.

E vetmja gjë që mund të më kishte ngelur pishman, mbase nuk i kam thënë mjaftueshëm se sa e dua, por ia them çdo natë që të kompensoj ato ditë që nuk ia kam thënë.", tregon aktorja mes lotësh./K.C/dritare.net