Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Amos Zaharia: Kam humor të zi. Ndjesë kush nuk e kupton!

Amos Zaharia: Kam humor të zi. Ndjesë kush nuk e kupton!

Aktori Amos Zaharia ka reaguar për herë të parë pas daljes së tij nga shtëpia e Big Brother VIP. Aktori tha edhe pas eliminimit se karakteristikë e tij është humori i zi, por jo të gjithë e kuptojnë që është në sensin e batutave. Për këtë ai kërkoi falje, nëse dikush është prekur!

“Shumë prej jush që më njohin e ma dine humorin më kanë kuptuar, të tjerë që nuk më njohin, e kanë keqkuptuar. Nëse dikush është ndjerë i fyer apo i prekur nga shakatë e mija, sjellja ime, qëndrimet e mija në raport me komunitetin brenda shtëpisë, kërkoj ndjesë! Ajo që ka rëndësi është të mbetemi njerëz dhe të mos humbasim qytetarinë dhe këtu përfshij edhe veten time mbi të gjithë”-shkruan mes Amos./L.F-dritare.net