Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Alma Bektashi: Unë nuk kam vepruar si shoqet, që për hir të pushimeve luksoze rrinë me një burrë që i tradhton!

Alma Bektashi: Unë nuk kam vepruar si shoqet, që për hir të

Alma Bektashi ka treguar sërish për divorcin, tradhtinë me të cilën u përball pse nuk bëri asnjë kompromis dhe nuk mbajti marrëdhënie miqësore me ish-bashkëshortin.

"Në rastin tim është shumë e vështirë të ballafaqohesh me një narcisoid, me një njeri që do vetëm veten. Unë kam edhe shumë shoqe të cilat janë të pasura, e dijnë ca bëjnë burrat e tyre, por nuk duan të humbasin jahtin, nuk duan të humbasin vilën, pushimet luksoze dhe vendosin të shkatërrojnë veten për të ndejur në atë lidhje. Dhe thonë e bëjmë për fëmijët. Jo. Gjynah t'i përmendësh fëmijët në këtë moment. Fëmijët kanë jetën e tyre dhe ti nuk mund ta luash këtë kartë sepse edhe fëmijët rriten shëndetshëm

Unë jam model për gocën time jo sepse jam e ndarë, por që i tregoj gocës time që duhet t’i vendosë kufij, sepse ti je e rëndësishme dhe nuk guxon kurkush të shkelë përmbi ty. Anisën nuk e kam rritur me Bukuroshen e Fjetur, as me Hirushen. Nuk i kam thënë mami duhet të flesh 100 vjet, ups vjen princi të puth edhe të thotë kjo është kështjella jote.

Jo. Anisa është rritur me Mulan, Anisa është rrit me Brave", tha Alma në ZëmeMirën./M.K-dritare.net