Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Alma Bektashi: Pas divorcit gratë nuk përkrahen nga familja, i thonë qëndro te burri!

Alma Bektashi: Pas divorcit gratë nuk përkrahen nga familja, i

Këngëtarja e njohur Alma Bektashi ka folur sërish mbi ndarjen nga ish-bashkëshorti Sokol Stafa dy vite më parë, për shkak të tradhtisë nga ky i fundit.

Alma shprehet se ish-bashkëshorti për të pas ndarjes është inekzistent ndërsa ka theksuar se ndihet e lumtur pranë fëmijëve ë saj. Ndër të tjera ka treguar se femrat e divorcuara duhet të mbështeten nga familja e tyre.

“Sa i përket divorcit tim nuk do të flisja për dikë që ka kohë që është inekzistent në jetën time dhe të fëmijëve të mi. Jam një nënë që i përkushtohem fëmijëve të mi, kemi një marrëdhënie fantastike. Jemi si tre shokë që jetojmë në një banesë, por secili në dhomën e vet. Ajo që më shqetëson më shumë tek femrat e divorcuara është që s’kanë mundësinë, nuk gjejnë përkrahje as tek familja, as tek njerëzit që i rrethojnë. Askund, është edhe në kulturën tonë.

Më vjen keq ndoshta jam pak e vrazhdë në këtë aspekt por kultura fillon nga prindërit. Ju e keni parë gjithmonë linin pesë, gjashtë apo shtatë femra vetëm për të dalë një djalë. Pastaj kur fillojnë të rriten, vajzave i jepet uji e djalit qumështi, se është vetëm një djalë. Diskriminimi fillon prej nënës dhe babait”, është shprehur këngëtarja./M.K-dritare.net