Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Alma Bektashi flet për tradhtinë e ish-burrit: E mora vesh nga portalet!

Alma Bektashi flet për tradhtinë e ish-burrit: E mora vesh nga

Këngëtarja Alma Bektashi dhe ish-bashkëshorti, Sokol Stafa, u ndanë në vitin 2021, pas 25 vitesh martesë. Asokohe, media të ndryshme raportuan se shkak ishte bërë një lidhje jashtëmartesore e Stafës me një psikologe divorcesh, 20 vite më të re se ai.

Alma Bektashi flet për tradhtinë e ish-burrit: E mora vesh nga

Këngëtarja Alma Bektashi tregoi së fundmi se si e zbuloi tradhtinë e ish-bashkëshortit nga lajmet që qarkullonin nëpër portale. Ajo thotë se kishte dyshime që burri e tradhtonte, por nuk besonte pa e parë vete.

“Nuk e toleroj mosrespektin, gjërat që nuk janë të shëndetshme në një lidhje. Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. E kam marrë vesh përmes portaleve. Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë. Është e vështirë kur je profesoreshë, në koncerte, spektakle, edhe në kështu rastesh pres mirëkuptim në mënyrë absolute. Por duke e parë që luhatet në familje besimi, nuk besoj që duhet të fal…Mund të kem edhe kritika nga publiku, por pa e kaluar në lëkurën time, nuk e kupton.”, u shpreh ajo./K.C/dritare.net