
Albina dhe familja Kelmendi, të mahnitshëm. Performanca plot klas në tapetin e Eurovizionit!
E Hënë 8 Maj 2023, 17:05
Dritare.net
Performancave në “tapetin e bronzit” të Eurovizionit nuk mund t’i mungonte përfaqësimi plot klas dhe dinjitoz i Albinës dhe familjes Kelmendi. Nën tingujt e “Duje” dhe me një veshje që fshihte një mesazh të fortë patriotik, Albina dhe familja na dhuruan emocione e na përgatitën për një performancë të paharrueshme në gjysëmfinalen e 11 majit, në skenën e madhe të Eurovizionit në Liverpul.
“Ne jemi shumë krenarë që po e përfaqësojmë Shqipërinë, të cilën gjyshi jonë e deshi aq shumë”, komentoi Albina në një intervistë të shkurtër me prezantuesit e eventit, Timur Miroshnychenko dhe Sam Quek./K.C/dritare.net

















