Aktori i famshëm turk zgjedh Shqipërinë për pushime: U ndjeva si në shtëpi!
E Mërkurë 4 Shtator 2024, 13:01
Dritare.net
Aktori i njohur turk, Erkan Petekkaya ka vizituar Shqipërinë, së bashku me bashkëshorten e tij.
Aktori i njohur ndryshe se Xhihani i famshëm në serialin Fate të Kryqëzuara, është fotografuar pak ditë më parë në Vlorë, ndërsa së fundmi ka ndarë edhe një video në profilin e tij me pamje nga pushimet.
“Qyteti është po aq i mrekullueshëm sa njerëzit e tij, u ndjeva si në shtëpinë time”, shkruan në Instagram aktori i cili ka 1.3 milionë ndjekës./M.K-dritare.net
View this post on Instagram