
A ka një pëlqim të vërtetë mes Kristit dhe Keisit!
E Martë 21 Shkurt 2023, 16:04
Dritare.net
Teksa ditët kalojnë, pëlqimi mes Kristit dhe Keisit duket sikur forcohet edhe më shumë. Kjo e sotmja, është një tjetër ditë që nisi me ngacmime mes dyshes.
Sapo Kristi dhe Keisi u ngritën nga gjumi, ata dolën të dy në oborr për të konsumuar kafen e mëngjesit.
Mes tyre nuk munguan për asnjë çast prekjet, ngacmimet, por edhe flirtimet.
Të pranishëm në oborr, ishin edhe Kiara me Luizin. Ky i fundit madje nisi të ngacmonte dyshen, duke imituar lëvizjet dhe prekjet e Kristit ndaj Keisit./A.ZH-dritare.net

















