Na ndiqni edhe në

Shqiptar

22-vjeçe humbi babain, Ronela Hajati: Jeta u tregua e padrejtë me ne!

22-vjeçe humbi babain, Ronela Hajati: Jeta u tregua e padrejtë me

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka rrëfyer për herë të parë, se si e ka përjetuar humbjen e babait.

Ronela ka treguar se 40 ditët e para, nuk e besonte ende se kishte humbur babain, duke menduar se ai ishte larguar për pushime dhe se gjithçka ishte një shaka.

“Ato 40 ditët e para nuk shihesha as në pasqyrë. Një natë fjeta me mamin dhe të nesërmen i kërkova që të sillte një gjë nga pari. Mendoja që kishte ikur me pushime. Më dukej sikur ai do vinte, kjo është një shaka. Sa më shumë kohë që po kalon vetëm atëherë e kupton që nuk do kthehet më në shtëpi.

Jeta është e vështirë dhe e padrejtë për shumë nga ne. Por e tillë është. Por po si dhe kurajo vetes nuk ia del dot. Prindit nuk ia ndjen nevojën, por më tepër dashurinë e prindit. Mami ia ndjen çdo ditë mungesën. Kur shkoj ndonjëherë në shtëpi e shoh që flet me foton”, ka treguar këngëtarja.

Marash Hajati u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare. Emri i tij është bërë i njohur jo vetëm për shkrimet si publicist, por sepse për 14 vjet me radhë punoi si gazetar dhe drejtor i TVSH. Në vitet ’74-’88 Hajati ka qenë dhe drejtor i përgjithshëm i RTSH-së./M.K-dritare.net