Na ndiqni edhe në

Shqiptar

15 gratë shqiptare që na kanë bërë krenarë përgjatë historisë!

15 gratë shqiptare që na kanë bërë krenarë

Data 8 Mars, kremtohet si dita e gruas, e qenies që sjell jetën, që krijon botën, e asaj që quhet vajzë, bijë, nënë, motër, qenies së frymës së parë e të fundit. Në mes historive frymëzuese për një ditë të shënuar si kjo, kujtojmë ato, gratë që formuan historinë, ato që krijuan një tokë, një bazë, ato që edhe sot na bëjnë bëjnë krenare. Gatë shqiptare që shkruhen me shkronja të mëdha në fletët e historisë por edhe ato që na bëjnë krenare sot nëpër botë.

Mbretëresha Teuta

Teuta e Ilirisë e njohur edhe si mbretëresha Teuta u vu në krye të shtetit ilir dhe të ushtrisë së tij pas vdekjes së të shoqit, mbretit Agron, duke mbretëruar e komanduar në vitet 230-227 p.e.s. Ajo mori pushtetin në një moment të vështirë për popujt ilirë, të cilët përballeshin me ambiciet për zgjerim të Republikës Romake.Teuta ishte një personalitet i rëndësishëm i historisë ilire. Ajo ishte një grua e zgjuar dhe largpamëse. Sundoi vetëm për tre vjet, por vepra dhe lavdia e kësaj gruaje ka triumfuar në shekuj. Për sa kohë që mbretëroi dhe komandoi, ajo luajti një rol të rëndësishëm historik në bashkimin dhe konsolidimin politiko-shtetëror, në përparimin ekonomiko-kulturor dhe në fuqishmërinë ushtarake të Ilirisë.

15 gratë shqiptare që na kanë bërë krenarë

Nënë Tereza

Humanistja me origjinë shqiptare, ja kushtoi jetën e saj të varfërve, strehimit të fëmijëve të braktisur nëpër botë, dhe humaniste e të gjithë njerëzve që vuanin nga sëmundjet. Gonxhe Bojaxhiu është njohur si grua e vendosur, e guximshme, pragmatike dhe e mençur. Nënë Tereza e Kalkutës, është nëna e botës, por origjina e saj shqiptare, do të na bëjë krenarë përjetë.

15 gratë shqiptare që na kanë bërë krenarë

Elena Gjika

Elena Gjika ishte shkrimtare dhe publiciste rumune me origjinë shqiptare.
Ajo njihej me pseudonimin Dora D’Istria, sepse atëherë ishte shumë i vështirë pranimi i rolit të gruas në letërsi, politikë, drejtësi, diplomaci dhe profesione që ishin pronë e mendjes mashkullore. Në kohën kur jetoi, Elena u quajt Princesha e Kulturës Evropiane.

15 gratë shqiptare që na kanë bërë krenarë

Shote Galica

E kush nuk e njeh Shote Galicën, jehona e së cilës jeton edhe sot. Luftëtare e shquar e çetave kryengritëse të Kosovës për çlirimin dhe bashkimin e të gjitha viseve shqiptare. Pas vdekjes së të shoqit Azem Galicës, vazhdoi luftimet në krye të çetës së tij. Nga masakrat e serbëve, ajo humbi 22 anëtarë të familjes. Në vitin 1927, ajo u vendos në Shqipëri, në Fushë-Krujë, vit kur edhe u nda nga jeta.

15 gratë shqiptare që na kanë bërë krenarë

Marigo Posio

Marigo Posio është vajza shqiptare që qëndisi shqiponjën dhe flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912. Ajo e qëndisi flamurin, duke u shënjuar si një nga gratë e rëndësishme të historisë sonë.

15 gratë shqiptare që na kanë bërë krenarë

Sevasti Qiriazi

Sevasti Qiriazi luajti një rol të madh në arsmimin e grave. Ajo ishte nismëtarja e organizimit të arsimit shqiptar për femra dhe mori pjesë në ngritjen e shkollës së vajzave. Sevasti Qiriazi ishte gruaja e parë shqiptare që studioi në institucionin amerikan “Robert College”.

15 gratë shqiptare që na kanë bërë krenarë

Eleni Qirici

Eleni Qirici ka qenë gruaja e parë shqiptare që aktroi në Hollywood. Ajo ishte një vajzë e bukur, me ëndrra që u bë e famshme në Hollywood dhe arriti majat e karrierës. Eleni e vinte gjithmonë në dukje faktin që ishte shqiptare.

15 gratë shqiptare që na kanë bërë krenarë

Ikbal Çika

Ikbal Çika është gruaja e parë gazetare shqiptare dhe e para para pronare grua e revistës ekonomike-letrate “Java”. Ajo hapi rrugën për fillimet e përfshirjes së grave në të gjitha fushat e jetës dhe dha një kontribut të rëndësishëm në ngritjen e nivelit arsimor, kulturor, emancipues për gratë.

15 gratë shqiptare që na kanë bërë krenarë

Vaçe Zela

Vaçe Zela ka qenë dhe mbetet ikona e këngës shqiptare. Zëri i saj i jashtëzakonshëm i mbushte me energji skenat. Ajo është e vetmja femër shqiptare që është nderuar sa ishte gjallë me urdhrin “Nderi i Kombit”, për vlerat e saj si artiste e shquar.

15 gratë shqiptare që na kanë bërë krenarë

Inva Mula

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula, ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e operave më prestigjioze, duke përfaqësuar denjësisht vendin tonë në arenën ndërkombëtare. Disa nga pjesëmarrjet e saj më të suksesshme në operat botërore mbeten: "Meede" (1996) në Francë, "La Scara" (2001) në Itali, e shumë e shumë të tjera.

15 gratë shqiptare që na kanë bërë krenarë

Eliza Dushku

Aktorja amerikane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, u bë e njohur në serialet"Buffy" dhe "Angel", por ajo u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në filmat "True Lies", "The New Guy", veçanërisht në filmin horror "Wrong Turn". Eliza ka realizuar edhe një film-dokumentar për viset shqiptare.

15 gratë shqiptare që na kanë bërë krenarë

Dua Lipa

Ishte vetëm 19 vjeç kur Dua Lipa publikoi këngën e saj të parë, “New Love” (2015), e cila i solli asaj famë në të gjithë botën. Që nga ajo kohë, këngëtarja me origjinë shqiptare nuk është ndalur asnjë çast, ndërsa cilësohet si një ndër zërat më të mirë të momentit.

15 gratë shqiptare që na kanë bërë krenarë

Rita Ora

Rita ka depërtuar në skenën muzikore pas publikimit të këngës “Hot Right Now” (2012), por me muzikë kishte filluar të merrej që në moshë të vogël. Ajo lançoi albumin e parë më 27 gusht të vitit 2012, ndërkohë që në çdo vit ka ngjitur shkallët e larta të karrierës muzikore.

15 gratë shqiptare që na kanë bërë krenarë

Bebe Rexha

Bebe Rexha është me origjinë nga Dibra, ndërkaq njihet për dëshirën e saj që ta ruajtur kulturën shqiptare. Ajo ka ardhur dhe në Shqipëri, ndërsa shihet shumë shpesh duke folur shqip, duke pranuar edhe origjinën e saj për të cilën është shprehur se ndihet krenare.

15 gratë shqiptare që na kanë bërë krenarë

Ava Max

E lindur në shkurt të vitit 1994, Amanda Ava Koci, e njohur si si Ava Max, njihet për hitin e saj “Sweet but Psycho”, i cili i ka arritur majat në 17 shtete. Amanda është një tjetër shqiptare e cila po i shtohet listës së shqiptarëve të suksesshëm nëpër botë, ndërkaq ka arritur të nënshkruajë kontratë edhe me shtëpinë e madhe diskografike, “Atlantic Record"./M.M-dritare.net

15 gratë shqiptare që na kanë bërë krenarë