
Studiuesi Agron Alibali: Çamët dhe riatdhesimi i tyre!
Dritare.net
Studiuesi Agron Alibali i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV foli për çështjen çame. Alibali thotë se nëse ekziston dëshira e mirë, çamët mund të riatdhesohen në Greqi. Ai tregon se disa miq çamë që ka në Boston i kanë shprehur dëshirën që të kthehen në shtëpi, nëse u jepet mundësia.
“UNRRA futi në agjendën e vet çështjen e riatdhesimit të çamëve. Ata ofruan dy qasje në vitet 1945-1946. Qasja e parë: Që UNRRA mund të ndihmojë në riatdhesimin e çameve nëse merr kërkesë me shkrim nga qeveria greke për riatdhesimin dhe ky operacion të ketë pëlqim edhe nga qeveria shqiptare. Qasja e dytë: Nëse kërkesa për riatdhesim të çamëve në Greqi fillon nga qeveria shqiptare, atëherë një kopje me shkrim e saj duhet t’i jepet misionit të UNRRA-s në Greqi. Ai mision duhet të bisedojë më qeverinë grekë për t’u siguruar që ajo është e përgatitur për t’i pritur çamët në Greqi. Në atë kohë qeveria greke e refuzoi këtë kërkesë sepse ata thoshin që çamët janë bashkëpunëtorë të nazistëve. pastaj në Greqi nisi lufta civile greke në 1946-1949-ën që ishte shumë e përgjakshme dhe pati shumë viktima. Nëse çamët do ishin rikthyer, do ishin shuar. Shpërngulja e dhunshme në Shqipëri i mbrojti ata nga lufta civile greke. Sot raportet kanë ndryshuar, ka një qasje shumë pozitive të popullit grek ndaj Shqipërisë shqiptarëve. Greqia sot nuk është Greqia e 1945-1946-ës. Është një Greqi moderne
Nëse ekziston dëshira e mirë mund të bëhet sepse ka kontakte shumë të mira të çameve këtu me të Greqisë. Megjithatë një pjesë e mirë e pasurive dhe shtëpive të çamëve janë të braktisura, të shkatërruara. Unë kam miq çamë në Boston që po t’u jepet mundësia kthehen në Çamerinë e Geqisë, investojnë në shtëpinë e tyre. Unë besoj se ekziston një frymë pozitive për ta realizuar këtë.”, thotë studiuesi Alibali në DritareTV./K.C/dritare.net

















