Na ndiqni edhe në

Shqip

Sa çamë u strehuan në Shqipëri kur u përzunë nga Greqia në 1944-ën!

Sa çamë u strehuan në Shqipëri kur u përzunë nga

Emisioni Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv sot iu kushtua çamëve. Studiuesi Agron Alibali tregon se si u përzunë çamët nga grekët në 1944-ën dhe shpërndarjen e tyre nëpër Shqipëri. Sipas studiuesit në Shqipëri erdhën 25 mijë çamë dhe strehuan nëpër kampe nga jugu në veri.

“Gjendja e përgjithshme dhe shpërndarja e çamëve në tetor 1945
Sipas dokumenteve të UNRRA-s, në Shqipëri në vjeshtën e vitit 1945 ndodheshin rreth 25,000 refugjatë çamë me statusin e Personave të shpërngulur nga lufta. Ata ishin shpërndarë në 15 qendra, kushtet e të cilave nuk ishin aspak të mira. Gati gjysma e tyre, më saktë 40% ishin fëmijë dhe të mitur. Rreth 1/3, d.m.th. 32% ishin gra. Pjesa tjetër, d.m.th. 28 % ishin burra dhe pleq. “Shumica e tyre ishin të moshuar, të sëmurë dhe të paaftë për punë”.
Në tetor 1945 ishin regjistruar me Komitetin Antifashist Çam rreth 22,115 refugjatë, të shpërndarë në moshë/gjini sipas përqindjeve të mësipërme. Sa u takon ngulimit, çamët ishin shpërndarë në këto vendbanime kryesore:
Vlorë: 4990;
Fier 2180;
Lushnje 1880;
Konispol 1770;
Kavajë 1723;
Berat 1440;
Durrës 1425;
Delvinë 1120;
Sarandë 1050;
Tiranë 1000;
Krujë 990;
Shijak 915;
Peqin 830;
Gostimë 820;
Elbasan 735;
Shkodër 200.
Sipas një Memorandumi të Zyrës së UNRRA-s për Shqipërinë:
“Ata nuk kishin as para, as tokë dhe as bagëti të tyret…Ata kishin nevojë për sendet më elementare të jetesës, për ushqim, për veshmbathje për strehë dhe për medikamente…Ata ishin në gjendje të tillë kritike të mungesave ushqimore sa kishin nevojë për riaftësim ushqimor nëse duhet të mbijetojnë. Sidomos fëmijët, nëse do të duam të bëhen një brez i dobishëm në të ardhmen, duhet të ushqehen në mënyrë të përshtatshme.”, thotë studiuesi Alibali në DritareTV./K.C/dritare.net