Na ndiqni edhe në

Shqip

Si u përzunë çamët nga Greqia! Historia në foto ekskluzive! Flet studiuesi Agron Alibali!

Si u përzunë çamët nga Greqia! Historia në foto

Studiuesi Agron Alibali i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga tregon historinë e çamëve, përmes fotove dhe dokumenteve të panjohura që ka marrë nga arkivi i UNRRA-s në OKB të cilat i sjell ekskluzivisht në DritareTV. Zoti Alibali tregon si u shpërngulën dhunshëm çamët nga toka e tyre në qershor të 1994-ës, nga grekët sepse sipas tyre ata bashkëpunuan me nazistët që kishin pushtuar Greqinë. Studiuesi publikon foton që hedh poshtë këtë mit të grekëve për çamët dhe tregon se ata nuk ishin bashkëpunëtorë të nazistëve.

“Unë e kam parë Çamërinë vetëm me përshkrimet e Eduard Lirit, në vitin 1848, në veprën e tij të famshme “Udhëtim nëpër Shqipëri”.
Peizazhet e tij të jashtëzakonshme i kam parë në bibliotekën e Harvardit, janë rreth 400 foto. Këto foto janë në fondin publik të arkivit të UNRRA-s në OKB. Unë i mora këto foto dhe i shfrytëzova për herë të parë sepse isha duke bërë një studim për çështjen çame. Një nga burimet kryesore të punimit tim ishte arkiva në Uashington ku unë hulumtova dhe gjeta dokumente të panjohura të çështjes çame dhe këto të UNRRA-s në Nju-Jork që atë herë nuk ishin të digjitalizuara. Janë rreth 49 foto në këto arkiva, unë i mora dhe i digjitalizova.

Si u përzunë çamët nga Greqia! Historia në foto

Në këtë foto është ardhja e refugjatëve çamë në Shqipëri. Kjo foto është marrë nga Jani Ristani, një nga figurat më të shquara të kinematografisë botërore dhe jo vetëm në Shqipëri. Ai ishte dëshmitar dhe fotograf kryesor i ngjarjeve historike të Shqipërisë, edhe kryesisht për çështjen çame.

Si u përzunë çamët nga Greqia! Historia në foto

Historia, si u përzunë çamët nga toka e tyre!

Çamëri quajmë pjesën gjeografike nga jugu i lumit Pavlla dhe deri në Prevezë dhe Artë. Kufiri janë malet e Janinës. Ky është një territor kompakt i banuar kryesisht nga shqiptarët, që në vitin 1913-të i kaloi Greqisë dhe një pjesë ngeli në Shqipëri, në jug të lumit Pavlla, deri në qafën e Botës. Edhe në arkivin e UNRRA-s ruhen emërtimet çam, Çamëri.

Si u përzunë çamët nga Greqia! Historia në foto

Çamët u shpërngulën dhunshëm nga toka e tyre dhe një pjesë e mirë qëndruan në fushën e Vrinës dhe afër Butrintit me shpresën për t’u kthyer përsëri. Në Shqipëri erdhën në kushte shumë të vështira. Gjetën një Shqipëri të shkatërruar. Ata erdhën në këmbë, kaluan kufirin, ndenjën pak kohë Sarandë. Edhe aty përgjatë dimrit dhjetor-janar 1944-1945 shumë prej tyre ranë viktimë e kushteve të këqija të motit, të sëmundjeve.

Si u përzunë çamët nga Greqia! Historia në foto
Nga 1913-ta deri në 1944-ën, kemi rreth 31 vjet kohë që nga momenti kur grekët marrin Çamërinë dhe përzënë shqiptarët. Në 25 mars 1944 ndodhi spastrimi i komunitetit hebre të Janinës, ditën e përvjetorit të revolucionit grek. Në qershor të 1944-ës ndodhi spastrimi i çamëve. Çamëria ishte e zënë nga Gjermanët në këtë kohë. Gjermanët kishin divizionin e tyre në Janinë, edhe kishin gjeneralin Hubert Lanz aty që bashkëpunonte edhe me Zervën, me mitropolitin e Janinës dhe me dy vëllezër çamë.

Si u përzunë çamët nga Greqia! Historia në foto

Kjo foto e zhvesh mitin e grekëve që thonë se çamët janë bashkëpunëtorë të nazistëve. Kjo është fotoja e Kongresit të Dytë Çam të Vlorës, 23-25 shtator 1945. Këtu morën pjesë anëtarë të misionit ushtrat britanik dhe disa përfaqësues të tjerë të lartë të vendeve aleate. Në rreshtin e parë dhe të dytë janë ose anglezë ose amerikanë. Më mbrapa janë çamët deri në fund të sallës. Nëse do kishte bashkëpunëtorë të nazistëve, mendoni se ata do të ishin në një sallë me përfaqësues të aleatëve të huaj në Tiranë. Pra kjo e rrëzon mitin që thonë grekët se: çamët bashkëpunuan me nazistët prandaj ne i përzumë.

Kongresi i parë është në Shalëz të Çamërisë shqiptare në shtator të 1944-ës, para se të lirohet Shqipëria dhe pasi amët ishin shpërngulur dhunshëm nga Çamëria. Në kongresin e dytë u morën vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen e komunitetit çam në Shqipëri. Janë vendime të rëndësishme të vetë komunitetit çam që u vetorganizuan dhe vetëqeverisën. Qeveria shqiptare nuk ndërhyri, por vetëm i ndihmoi në shpërndarjen e ndihmave të ardhura nga UNRRA e OKB-së.”, tregon studiuesi Agron Alibali në DritareTV./K.C/dritare.net