Na ndiqni edhe në

Shqip

Fatos Klosi: Ju tregoj historinë Prifti-Meta!

Fatos Klosi: Ju tregoj historinë Prifti-Meta!

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi në Shqip nga Dritan Hila, DritareTv rrëfeu se si Ilir Meta bashkëpunoi në 2000-ën, me ish-ministrin Dritan Prifti.

“Ka qenë një histori e dhimbshme për ne, i njihnim të dy. Në zgjedhjet e 2009-ës, partia jonë mori 4 deputetë. Qe një përpjekje për të ofruar biznesmenë në parti, që do financonin. U krijua që para zgjedhjeve një situatë që disa prej nesh ishte e papëlqyeshme, ne ishim ndarë nga PS, me idenë që kjo e fundit po bënte kompromise me Berishën.

Nuk ishte më në pozitat e një partie të majtë. Ilir na mashtroi të gjithëve, i kërkuam llogari, kur Dritan Prifi bëri një deklaratë: “Që unë kaloj dhe me Berishën”. U bë një mbledhje shumë serioze, por Meta tha mos ia vini re. Të nesërmen, dëgjojmë në media që ka një marrëveshje dhe LSI kaloi në koalicion me Berishën.

Dritani nuk e kishte thënë kot. Ishte shumë e rëndë. U kërkua llogari nga kryesia, por aty e morëm vesh që ishte partia e Metës dhe bashkëshortes. I kam thënë në kongres që mos e katandisni LSI-në, SHPK me pak aksionerë. Asnjëherë nuk e kishim menduar që do të fitonim si parti, duke bërë koalicion me Berishën. Është i hershëm bashkëpunimi i Metës me Berishën, tani doli hapur”, u shpreh Klosi./M.K-dritare.net