
Pse ishte Ilir Meta njeriu i Berishës në PS! Flet Fatos Klosi
Dritare.net
Fatos Klosi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për figurën e Ilir Metës si politikan dhe marrëdhënien e tij me Sali Berishën. Klosi tregon se Meta ka qenë dashamirës i Berishës që nga 1997-ta dhe e ka ndihmuar Berishën për informacione brenda PS-së.
“Unë e di që nga 1997-ta që Meta ka qenë dashamirës i Berishës dhe e ka ndihmuar Berishën për informacione brenda PS-së. Meta e ka pranuar vetë disa herë që e ka vlerësuar Berishën si politikan, tamam për atë që unë dhe shumë si unë nuk e vlerësojmë. Për mua Berisha ka një faj të madh. Ai e futi këtë frymë konflikti në politikën shqiptare.
Berisha dhe Meta sot janë partnerë. Është Meta që e ka pranuar të votohet në partinë e vet dhe për Berishën. Është një koalicion. Meta e ka ndihmuar Berishën. Ai ka përfituar nga situata e Berishës e ka thënë vetë me gojë që: “Do përpiqem të kaloj në krye të opozitës shqiptare!””, tha Klosi./K.C/dritare.net

















